Marrëveshje me vlerë 20 milionë euro: Talenti i ri gati për Piolin!

Merkatoja e Milanit këtë verë po bazohet kryesisht në transferime të emrave të rinj të cilët pritet të jenë ‘mburoja’ e skuadrës për të ardhmen.

Një emër i ri është shfaqur në horizontin e kuqezinjëve.

Bëhet fjalë për Boubacar Kamara i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Marseille.

I lindur në 1999, ai tashmë ka një kontratë që do skadojë vitin e ardhshëm dhe ky është momenti i duhur për të siguruar shërbimet e tij.

Për transferimin e francezit i cili mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes do të kërkohet një investim i rëndësishëm.

Corriere dello sport raporton që Milan për të mund të bëj një ofertë me vlerë 20 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here