Kingsley Coman i ka vënë një kusht të vështirë për të rinovuar kontratën me skuadrën e Bayern Munich.
Francezi i ka kërkuar bavarezëve një pagë të njejtë me Robert Lewandowskin, kërkesë kjo që nuk është marrë parasysh nga drejtuesit gjermanë.
Mirëpo për Coman një skuadër e madhe europiane po pret tek dera.
Bëhet fjalë për Juventusin e cila me shumë mundësi do lërë Ronaldon që të largohet dhe Massimiliano Allegri e ka kërkuar Coman në vend të portugezit.
Ditën e sotme kanë ardhur konfirimime si nga Gjermania poashtu edhe nga Franca që Coman dëshiron largimin nga skuadra bavareze.