Dyert e Juventusit duket se po hapen për rivalët e përjetshëm të saj.
Zonja e Vjetër po shfaqë interesim për transferimin e Saul këtë verë mirëpo njëri nga yjet e mesfushës mund të përfundojë tek rivalët e saj.
Bëhet fjalë për Arthur Melo i cili tashmë e ka publikuar haptaz dëshirën e tij për tu larguar këtë verë nga Allianz Stadium.
Interesimi për të nuk mungon dhe Roma e Mourihon dhe Milani janë skuadrat që qëndrojnë të parat sa i përket interesimit për të.
Saul Niguez është një emër që kushton shumë shtrenjtë dhe shitja e Arthur duhet që të ndodhë më shpejt për të përshpejtuar punën për transferimin e tij.
Pengesa e vetme për Milanin dhe Romën mbetet paga e tij e lartë prej 5 milionë eurosh.