Manchester United e interesuar për Navas!

Portieri i Paris Saint Germain, Keylor Navas është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm këtë verë për skuadrën e Manchester United, raporton Marca.

Djajtë e Kuq mund ta sjellin këtë verë 34 vjeçarin për shkak të spekulimeve që njëri nga portierët, David De Gea ose Dean Henderson mund të largohet këtë verë nga Old Trafford.

Juventus dhe Milan janë gjithashtu të interesuara për të pasi Gianluigi Donnarumma vendosi që të transferohej tek skuadra parisiene.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here