Rosonerët kanë gjetur zgjidhjen për vijën e sulmit.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë filluar të punojnë për sezonin e ardhshëm dhe kanë piketuar disa emra për merkaton e verës.
Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi për një kohë të gjatë dhe sipas raportimeve të fundit Maldini ka gjetur zgjidhjen afatgjate.
Calcio Mercato, raporton se Milan synon transferimin e sulmuesit të Stuttgart, Sasa Kalajdzic.
Kalajdzic ka impresionuar me paraqitjet e tij sezonin e fundit, duke realizuar 17 gola në 36 ndeshje.
Austriaku ka kontratë me Stuttgartin deri në vitin 2023, ndërsa për kartonin e tij Milan do të paguaj 20 milionë euro.
Rosonerët kanë nisur bisedimet me agjentin e tij, ndërsa së shpejti pritet të nisin bisedimet edhe me Stuttgartin.