Goditje me vlerë 45 milionë euro: Tielemans në Serie A!

Youri Tielemans zhvilloi një sezon fantastik me skuadrën e Leicester City dhe paraqitjet e tij do të shpërblehen këtë verë për futbollistin.

Skuadra angleze nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij mirëpo interesimi që po vjen nga Italia duket i vështirë për tu ndalur.

Bëhet fjalë për Juventusin me në krye Andrea Agnellin i cili po kërkon një mesfushor cilësorë dhe Tielemans është emri që ai pëlqen më shumë.

Juventus po bën gati një ofertë prej 45 milionë eurosh në drejtim të ‘Dhelprave’, para të cilat më së shumti do të mblidhen nga shitja e Arthur Melos dhe Bentancur.

Për të interesim ka shfaqur edhe Liverpool e cila tashmë është në kërkim të zëvëndësuesit të Wijnaldum.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here