Filip Kostic drejt transferimit në Serie A, por jo te Interi.
Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Filip Kostic ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve të mira sezonin e kaluar.
Kostic ka luajtur 30 ndeshje sezonin e fundit, ka bërë 17 asistime dhe ka shënuar 4 gola, ndërsa vlera e tij në treg është 35 milionë euro.
Sulmuesi serb është i lidhur me një transferim te Interi, mirëpo sipas raportimeve të fundit në garë është futur Lazio.
Maurizio Sarri ka kërkuar largimin e Correas, pasiqë nuk përshtatet me skemën e tij dhe Kostic do të ishte zëvendësuesi ideal.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Lazio është favorite për të siguruar shërbimet e Kostic, pasiqë Lacialët janë të gatshëm të paguajnë 35 milionë euro, ndërsa Inter ka probleme financiare.