Një gjë e rrallë dhe e vështirë për tu besuar.
Mirëpo Paolo Maldini duket se e ka një idhull në botën e futbollit edhe pse më i ri në moshë se ai.
Tashmë ai i është përveshur punës për të arritur një marrëveshje që do ta sjellë atë në San Siro këtë verë.
Bëhet fjalë për Sergio Ramos i cili tashmë edhe zyrtarisht do të largohet nga Real Madrid pas një kariere të lavdishme në Santiago Bernabeu.
Drejtori sportiv i kuqezinjëve pritet që të jetë edhe çelësi për të arritur sukses në këtë marrëveshje.
Kjo për faktin që kërkesat e spanjollit janë tepër të larta për Rossonerët mirëpo me ndërmjetësimin e Maldinit situata mund të ndryshojë plotësisht.
Milan po bën gati një ofertë 2 vjeçare mirëpo paga akoma nuk është diskutuar pasi që El Chiringuito raporton që janë mbajtur bisedime mes palëve ditëve të fundit.