Real Madrid dëshiron që të sjellë Jules Kounde të Sevillas për të zënë vendin e Sergio Ramos, raporton Marca.
Los Blancos janë të gatshëm për të bërë një ofertë për 22 vjeçarin mirëpo nuk e kanë ndërmend që të paguajnë 80 milionë euro për të, sa i kërkon Sevilla.
Raphael Varane është përmendur që mund të shitet për të rritur fondet për transferimin e tij, i cili pritet të jetë pasuesi i Sergio Ramos i cili u largua nga skuadra ditë më parë pas 16 vitesh qëndrim.