Martin Odegaard te gjiganti italian!
Sulmuesi i Realit, Martin Odegaard mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.
Norvegjezi ka luajtur 29 ndeshje sezonin e fundit, ka realizuar 2 gola dhe ka bërë 2 asistime.
Odegaard është rikthyer te Reali, mirëpo nuk bën pjesë në planet e Ancelottit dhe Los Blancos do ta huazojnë përsëri.
Nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Jose Mourinho dhe portugezi e ka telefonuar personalisht Perezin që ta huazojë Odegaardin te Roma, raporton Don Balon.
Special One e sheh norvegjezin si një super përforcim për sezonin e ardhshëm dhe beson se marrëveshja do të arrihet me lehtësi.