Skandal në kombëtaren e Kilit, festë me prostitua gjatë Copa America

Kombëtarja e Kilit, e angazhuar në Kupën e Amerikës, është përfshirë në një skandal me “drita të kuqe”.

Disa futbollistë kanë organizuar një festë me prostituta në “Gran Hotel Oldara”, shtëpia e përfaqësueses kiliane. “Party” do të organizohej për të festuar fitoren e ngushtë 1-0 kundër Bolivisë.

Sipas shtypit kilian, lojtarët e përfshirë janë Jean Meneses, Guillermo Maripan, Arturo Vidal, Gary Medel, Pablo Galdames, Pablo Aranguiz dhe Eduardo Vargas. Priten masa nga Federata e Futbollit Kilian, e cila tashmë kishte gjobitur Vidal dhe Medel për lejimin e një berberi në hotel, duke shkelur rregullat anti-Covid. Të dy lojtarët ishin gjobitur me rreth 25.000 euro secili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here