Lajm bombastik nga Italia, futbollisti i Milanit ka firmosur për rivalët e urryer.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Hakan Calhanoglu ka arritur marrëveshje me Interin.
Calhanoglu nuk ka arritur marrëveshje me Milanin për rinovimin e kontratës. Rosonerët i kanë ofruar pagë prej 4 milionë eurove në sezon, ndërsa Inter më tepër.
Turku do t’i bashkohet Neroaxurëve me parametra zero, ndërsa sa i përket pagës do të përfitojë 5 milionë euro në sezon.