Belgjika në vendin e parë, Danimarka e dyta, Finlanda e treta, me shpresa minimale për kualifikim, dhe Rusia e fundit, jashtë Europianit. Këto janë verdiktet e Grupit B të Euro 2020, ku kemi tri skuadra me nga tri pikë, me Danimarkën që avantazhohet nga golaverazhi pozitiv.
Përfaqësuesja nordike mori një fitore të madhe 4-1 përballë Rusisë në Shën Petersburg, aty ky prania e madhe e tifozëve rusë nuk mjaftoi që ekipi i drejtuar nga Cherchesov të merrte të paktën një pikë, që do t’i mjaftonte për të avancuar më tej.
Damsgaard zhbllokoi rezultat në favor të Danimarkës në minutën e 38-të, për të ardhur më pas te goli i Poulsen në të 59-tën. Rusia u kthye në lojë në të 70-tën pasi Dzyuba shndërroi në gol një 11-metërsh, por shpresat e saj për rezultat pozitiv u shuan kur Christensen dhe Maehle, brenda tri minutave (79’ dhe 82’) vulosën fitoren e thellë të danezëve, të cilën në fazën e 1/8-ave do të përballen me Uellsin.
Rezistoi për plot 74 minuta lojë Finlanda ndaj Belgjikës, por ëndrra e debutuesve në Europian për të kaluar grupin mbeti në sirtar, pasi portieri Hradecky, deri në këtë minutë heroi i skuadrës së tij, ishte I pafat teksa topi i goditur në shtyllë iu përplas në dorë duke kaluar vijën fatale. Goditjen përfundimtare Finlandës ia dha Romelu Lukaku, me golin e 2-0 në minutën e 81-të.
Në këtë rast VAR-i, nuk kishte vend për t’u parë nga sistemi VAR, që ia anuloi një gol gjigantit belg në minutën e 65-të për pozicion jashtë loje.