Bombë nga Italia: Aaron Ramsey te rivalët e Juventusit

Aaron Ramsey largohet nga Juventusi, por jo nga Serie A.

Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey pritet të largohet nga Zonja e Vjetër gjatë kësaj vere.

Uellsiani ka luajtur 30 ndeshje me Biankonerët sezonin e fundit, ka realizuar 2 gola dhe ka bërë 5 asistime.

Biankonerët janë të gatshëm ta shesin 30-vjeçarin këtë verë, ndërsa Calcio Mercato, raporton se nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Milani.

Rosonerët e kanë piketuar Ramseyn si zëvendësuesin ideal të Calhanoglut dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Milan synon huazimin e Ramsey me opsion blerjeje dhe mbetet ta shohim nëse Biankonerët do ta pranojnë ofertën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here