Milan ka kthyer sytë nga Brazili për të arritur goditjen e rradhës në këtë merkato verore.
Bëhet fjalë për yllin e skuadrës së Santos, Kaio Jorge për të cilin brazilianët po kërkojnë një shifër prej 10 milionë eurosh.
Brazilianët po frikësohen që mund të humbasin talentin e tyre me parametra 0 dhe për këtë arsye nuk po kërkojnë ndonjë shifër më të madhe.
Tuttosport raporton që ditëve të fundit negociatat mes tyre dhe Milanit janë intensifikuar mirëpo nuk duhet që të nënvlerësohet as interesimi i Juventusit.
Talenti i Santos mund të luajë si në qendër por edhe në krahë të sulmit duke e bërë atë një aset të vërtetë për Milanin.
Juventus nga ana tjetër ka vetëm edhe një vend të lirë për futbollistë që nuk kanë pasaportë europiane dhe nuk dëshirojnë që braziliani të zërë këtë vend