Për Edin Dzekon është debatuar me muaj për një largim të mundshëm të tij nga skuadra e Romës dhe tashmë gjithçka duket pranë të ndodhë.
Kjo për faktin që interesimin më të madh për shërbimet e tij po e shfaqë skuadra e Interit e cila tek boshnjaku sheh zëvëndësuesin ideal për Lautaro Martinez i cili mund të largohet gjatë kësaj vere.
Roma nuk duket që e aprovon një largim të tillë mirëpo vetë dëshira e boshnjakut është që të fillojë një aventurë të re brenda Serie A-së.
Akoma nuk janë bërë të ditura detajet e ofertës mirëpo nëse Neroazzurët shesin Lautaron atëherë mundësitë ekonomike do të jenë më të mëdha dhe transferimi i tij me parametra 0 do ti mundsojë atij një pagë më të madhe.