Hakan Calhanoglu nuk do të jetë përforcimi i vetëm për skuadrën e Interit pasi tashmë një goditje tjetër e madhe po bëhet gati nga La Liga.
Sport ka deklaruar që Inter nuk e ka ndërmend të ndalet me transferimin e Hakan Calhanoglu nga Milani.
Tashmë bëhet fjalë për Coutinhon i cili pritet të largohet nga Barcelona këtë verë.
Marotta po synon që ta huazojë atë dhe të ketë të drejtë blerjeje pas një sezoni, ofertë kjo që i konvenon edhe Barcelonës e cila po kërkon ta largojë një futbollist i cili ka një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon.
Tek Inter Coutinho pritet që të zërë vendin e Christian Eriksen i cili vështirë se do të rikthehet në fushën e blertë pas arrestit kardiak që i ndodhi me Danimarkën në EURO 2020.