Milan tashmë është në kërkim të një emri të ri në mesfushë pas largimit me parametra 0 të Hakan Calhanoglus në drejtim të Interit.
Mirëpo interesimi i kuqezinjëve ka qenë frytdhënës pasi është gjetur menjëherë emri adekuat për të zënë pozitën e turkut.
Bëhet fjalë për Lorenzo Insignen e Napolit i cili pritet që këtë verë të largohet nga stadiumi Diego Armando Maradona.
Rossonerët po mendonin edhe për Philippe Coutinho mirëpo braziliani është një opsion shumë i shtrenjtë për financat e skuadrës.
Insigne nga ana tjetër ka shprehur vetë dëshirën për tu larguar në drejtim të ndonjë skuadre tjetër të madhe në Serie A dhe Milan është duke i ofruar këtë mundësi.