Mediat italiane raportojnë që tashmë drejtuesit e Napolit kanë marrë vendimin për shitjen e Fabian Ruiz gjatë këtij afati kalimtar.
Spanjolli nuk do të jetë në planet e trajnerit të ri, Luciano Spalletti.
Drejtuesit e skuadrës po punojnë për ti plotësuar dëshirat teknikut të tyre dhe pa pjesëmarrjen në Champions është vendosur largimi i një emri të tillë për të mbushur arkat e klubit.
Kërkesa e tyre është për një shitje prej 60 milionë eurosh dhe deri më tani interesim kanë shfaqur Atletico Madrid, Real Madrid dhe Paris Saint Germain.
Ndërkohë që emrat që mund të zënë vendin e tij janë: Thorsby ose Berge të Sheffield United ose Doucoure i Lens.