Salvatore Sirigu kalon tek gjiganti i Serie A!

Pas katër sezonesh të kaluara me Torinon, Salvatore Sirigu duket se është i gatshëm për të ndërruar skuadër.

Momentalisht i zënë me Italinë në EURO 2020, portieri me përvojë pëlqehet nga shumë skuadra italiane dhe prej sezonit të ardhshëm mund ta shohë veten tek Juventusi.

Interesim për të kanë shfaqur gjithashtu edhe Roma, Genoa dhe Cagliari.

Me një kontratë që skadon verën tjetër, La Stampa raporton që ai pritet të largohet me një marrëveshje të përbashkët me skuadrën veriore.

Zonja e Vjetër nga ana tjetër është e detyruar për një blerje të tillë për shkak të largimit të Gianluigi Buffon javë më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here