Shevchenko shkruan historinë, Ukraina mposht Suedinë dhe kualifikohet në çerek-finale

Ukraina është kombëtarja e tetë dhe fundit e kualifikuar në çerekfinalet e Euro 2020, ku do të përballet me Anglinë në Olimpico të Romës, pasi ka mundur 2-1 Suedinë në kohën shtesë.

Në Hampden park të Glasgou janë luajtur dy orë lojë pas barazimit 1-1 të regjistruar në kohën e rregullt falë golave të Zinchenko-s në të 27 -ën dhe Forsberg në të 43-ën.

Në minutën e 98-të, Suedia ka mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Danielson.

Në sekondën e fundit të kohës shtesë ka ardhur goditja me kokë fituese e Dovbyk.

Festë e çmendur nga e gjithë Ukraina, me trajnerin Shevchenko që nuk e ka përmbajtur veten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here