E bujshme: Gareth Bale transferohet në Serie A

Gareth Bale te gjiganti italian!

Sulmuesi i Realit i huazuar te Tottenham, Gareth Bale pritet të rikthehet në Madrid, pasiqë Spurs nuk do ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes.

Me rikthimin e Ancelottit në stol është raportuar se Bale do të qëndrojë te Reali, mirëpo pas paraqitjeve të dobëta në Europian, Perez planifikon ta shesë uellsianin.

Bale ka kontratë me Realin deri në vitin 2022, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që Los Blancos ta lënë të lirë të largohet si lojtarë i lirë.

E përditshmja italiane The Mirror, raporton se Juventus dëshiron të përfitojë nga situata e Bale dhe Biankonerët do të tentojnë transferimin e uellsianit gjatë kësaj vere.

Allegri beson se mund ta rikthej 31-vjeçarin në formën e duhur dhe Agnelli është i gatshëm të ofrojë 10 milionë euro për kartonin e tij.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here