Djajtë e Kuq i kanë vënë syrin yllit të skuadrës së Juventusit.
Zonja e Vjetër po bëhet gati të ndahet me njërin nga mesfushorët e saj.
Bëhet fjalë për Adrien Rabiot, i cili prej sezonit të ardhshëm me shumë mundësi do të veshë fanelën e skuadrës së Manchester United, raporton The Daily Star.
Djajtë e Kuq dërguan një agjent të tyrin për ta përcjellur nga afër 26 vjeçarin në ndeshjet e 1/16-tave që Franca e zhvilloi kundër Zvicrës, ndeshje që e humbën në penalti.
Përkundër humbjes kjo nuk ka ndalur Djajtë e Kuq që tashmë të fillojnë përgatitjet për të drejtuar një ofertë në drejtim të Torinos.