Brilant në EURO 2020: Berardi pas europianit tek gjiganti i Serie A!

Me paraqitjet që ka treguar me kombëtaren italiane në EURO 2020, të gjithë e kërkojnë si të çmendur futbollistin e Sassuolos, Domenico Berardi.

Talenti i tij nuk është vënë në dyshim dhe kjo është arsye që interesimi për kalabrezin këtë verë të rritet ndjeshëm.

Në vend të parë për të siguruar shërbimet e tij mbetet padyshim skuadra e Milanit e cila kërkon me çdo kusht të sigurojë shërbimet e anësorit.

Mirëpo problemi i vetëm mbetet shifra e lartë të cilën po e kërkon Sassuolo për ta lënë atë të lirë të largohet.

Bëhet fjalë për 40 milionë euro mirëpo Rossonerët duken me duar të lidhura dhe mund të ofrojnë një shumë të tillë për të për shkak se edhe Leicester City është në garë për Berardin dhe nuk dëshirojnë ndonjë surprizë të ditëve të fundit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here