Dëshira e Sergi Robertos është që të rinovojë me skuadrën e Barcelonës mirëpo gjërat nuk po rrjedhin sipas planeve të tij.
Kjo për faktin që katalanasit po mendojnë shitjen e disa futbollistëve këtë verë ku njëri ndër ta mund të jetë edhe mbrojtësi i djathtë.
Interesimi për të nuk po mungon ku në garë është Interi e cila tashmë është duke kërkuar një zëvëndësues të denjë për Achraf Hakimin.
InterLive.it raporton që Neroazzurët janë duke e ndjekur me vëmendje situatën nëpër të cilën po kalon futbollisti.
Barca i ka ofruar një rinovim kontrate mirëpo me pagë të reduktuar gjë që nuk pëlqehet nga futbollisti.
Taksat më të ulëta në Itali mund ta bindin atë që të transferohet në Milano.