Alvaro Odriozola tek gjiganti i Serie A!

Eksperti i merkatos, Gianluca di Marzio ka bërë një parashikim interesant për të ardhmen e mbrojtësit të Real Madrid, Alvaro Odriozola.

Ai parashikon largimin e tij nga Madridi këtë verë për tu transferuar në Itali.

Diogo Dalot nuk do të blehet përfundimisht nga skuadra e Milanit dhe tashmë Rossonerët kanë kthyer sytë kah Real Madrid ku përveç Brahim Diaz po kërkojnë edhe transferimin e Odriozolës.

25 vjeçari nuk është pjesë e rëndësishme e planeve të skuadrës madrilene dhe mund të përfundojë në San Siro këtë verë.

Ai ka një kontratë me Los Blancos që skadon në vitin 2024 dhe kuqezinjtë janë duke bërë një ofertë për huazimin e tij dhe pastaj të kenë të drejtë blerjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here