Tek Juventus temë kryesore vazhdon të mbetet e ardhmja e Cristiano Ronaldos i cili pritet të largohet nga Torino këtë verë.
Duket se për skuadrën e ardhshme të portugezit do të kujdeset pikërisht sponzori i tij Adidas, i cili pritet ta ‘asistojë’ portugezin drejt skuadrës së ardhshme.
Diario Gol raporton që bëhet fjalë përsëri për Real Madrid e cila po kërkon rikthimin e tij në Madrid dhe tashmë kjo iniciativë po përkrahet edhe nga Adidas.
Është pikërisht Carlo Ancelotti ai i cili po kërkon rikthimin e tij dhe është duke punuar edhe për ta bindur Florentino Perez për ta finalizuar këtë marrëveshje.