Andre Onana do vazhdojë karierën tek skuadra e madhe italiane!

Andre Onana ka një kontratë me skuadrën holandeze të Ajax që skadon në vitin 2022 dhe largimi i tij nga Eredivisie pritet që të ndodhë me parametra 0.

Ai aktualisht nuk mund të luajë deri në nëntor të 2021 për shkak të dënimit për masat anti-doping.

Sky Sport raporton që Interi është e gatshme të fillojë negociatat për transferimin e tij verën e ardhshme kur edhe i skadon kontrata.

Ideja e Marottas dhe drejtuesve të skuadrës është që ta transferojnë atë me kosto 0 dhe për të zënë vendin e Samir Handanovic i cili tashmë ka një moshë 36 vjeçare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here