Mesfushori i Evertonit, James Rodriguez do të largohet nga Goodison Park gjatë kësaj vere.
Kolumbiani ka luajtur 26 ndeshje sezonin e fundit, ka realizuar 6 gola dhe ka bërë 9 asistime, ndërsa kontrata me Evertonin i skadon vitin e ardhshëm.
James dëshiron largimin nga Everton dhe drejtuesit janë të gatshëm ta shesin atë, pasiqë verën e ardhshme mund të largohet me parametra zero.
Sipas raportimeve të fundit, James ka arritur marrëveshje personale me Milanin dhe kolumbiani do të firmos kontratë tre vjeçare e vlefshme 18 milionë euro.
Bisedimet mes Milanit dhe Evertonit pritet të fillojnë së shpejti dhe për kartonin e James, Rosonerët do të paguajnë 10-15 milionë euro.