Milani i Stefano Piolit vazhdon të jetë shumë aktive në këtë afat kalimtar veror dhe tashmë është piketuar goditja e rradhës e cila do të kapë shifrën e 40 milionë eurove.
Bëhet fjalë për një futbollist i cili po shkëlqen me Italinë në EURO 2020.
Corriere dello Sport raporton që bëhet fjalë për Domenico Berardi i cili prej sezonit të ardhshëm mund të veshë fanelën e Rossonerëve.
Për kalabrezin do të nevojiten 40 milionë euro, shifrë kjo që pritet të mblidhet nga Milan prej shitjes së disa futbollistëve këtë verë që më nuk bëjnë pjesë në planet e skuadrës.
Laxalt dhe Caldara janë dy nga futbollistët që do të sakrifikohen për të sjellur në San Siro yllin e Sassuolos.