Matias Vecino duket se do të mbetet tek skuadra e Interit edhe për një sezon tjetër, siç raporton Calcio Mercato.
29 vjeçari kohëve të fundit ka qenë shumë i përfolur për një largim nga San Siro ku interesim për të kishte shfaqur skuadra e Napolit.
Mirëpo tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe Vecino pritet që të qëndrojë për faktin që tekniku i ri Simone Inzaghi e ka atë në planet e skuadrës për sezonin e ri.