Tottenham ka parë sesi oferta e tyre prej 16 milionë funtash për shërbimet e mbrojtësit Takehiro Tomiyasu është refuzuar nga skuadra e Bolognas, raporton Sky Sports.
Skuadra italiane po kërkon 20 milionë funta për ta lënë të lirë japonezin ndërkohë që bisedimet mes dy skuadrave janë duke vazhduar akoma.
Tomiyasu, i cili ka edhe 3 vite të tjera kontratë dhe sezonin e fundit mori pjesë në 32 ndeshje të Serie A.