Joaquin Correa pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.
Sulmuesi i Lazios, Joaquin Correa pritet të largohet nga Olimpico gjatë kësaj vere pas tre viteve me fanellën e Lacialëve.
Argjentinasi nuk bën pjesë në planet e Maurizio Sarrit, pasiqë nuk përshtatet me skemën e trajnerit 62-vjeçar.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Simone Inzaghi ia ka kërkuar drejtuesve të Interit transferimin e Correas.
Lazio kërkon 30 milionë euro për Correan, ndërsa Neroaxurët nuk i kanë mundësitë ekonomike dhe janë të gatshëm që në këmbim tia ofrojnë njërin nga dyshja Brozovic-Sensi.
Brozovic nuk ka arritur ende marrëveshje për rinovimin e kontratës e cila i skadon vitin e ardhshëm dhe Neroaxurët dëshirojnë që ta shesin atë gjatë kësaj vere.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe mbetet ta shohim se cilin nga dyshja Brozovic-Sensi do ta zgjedh Lazio.