Anglia humbet yllin e skaudrës për finalen e nesërme ndaj Italisë

Phil Foden detyrohet ta humbasë finalen e “Euro 2020” midis Anglisë dhe Italisë, e planifikuar për nesër në mbrëmje, prej orës 21:00 në “Wembley”. 

Një lajm i keq për trajnerin e ekipit kombëtar të “Tre Luanëve”, Gareth Southgate.

Sipas raporteve nga “Sky Sport”, ylli i Manchester City, lindur më 2000, pësoi një dëmtim në gju dje dhe nuk do të jetë në dispozicion për aktin e fundit të Kampionatit Europian kundër Italisë.

Foden nuk do të marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore, planifikuar nga Southgate për sot në Londër, në prag të finales.

Një humbje e madhe, sepse bëhet fjalë për një nga talentet më të mëdhenj anglezë, të cilin e ka ngritur në qiell edhe Pep Guardiola.

Në fakt, në këto ndeshje të “Euro 2020” ai është preferuar më së shumti si zëvendësues, por është një luks i madh ta nisë lojën nga stoli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here