Marrëveshja është arritur: Milan siguron goditjen e parë për merkaton e verës

Rosonerët sigurojnë përforcimin e parë për sezonin e ri.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë filluar të punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe Milan pritet të bëjë disa goditje gjatë kësaj merkatoje.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Milan ka arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e mbrojtësit të majtë, Fodo Ballo-Toure.

24-vjeçari do të jetë zëvendësuesi i Theo Hernandez, ndërsa për kartonin e tij Milan do të paguaj 5 milionë euro.

Toure ka luajtur 29 ndeshje me Monacon sezonin e fundit  dhe ka bërë 5 asistime.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here