Pas një europiani fantastik të zhvilluar me Italinë ku skuadra e Mancinit arriti të sjellë trofeun në Romë, interesimi për Federico Chiesan ka arritur majat.
Një ofertë prej 100 milionë eurosh duket se ka ardhur në zyrat e Zonjës së Vjetër, të paktën kështu raportoi e përditshmja gjermane Bild.
Ofertë kjo e pabesueshme duke marrë parasysh krizën ekonomike të shkaktuar nga COVID-19, kjo shumë mund ta nxirrte Juventusin nga situata e keqe ku ndodhet.
Oferta e Bluve të Londrës ka lëkundur edhe qëndrimin e presidentit Agnelli i cili mund të lëshojë pe për një shumë të tillë për të shpëtuar financat e klubit.