Anësori i majtë i skuadrës së Portos, Luis Diaz pritet që këtë verë të transferohet në Serie A ku interesimi për të nuk është duke munguar.
Siç raporton Corriere dello Sport, futbollisti i lindur në vitin 1997 është propozuar për tu transferuar tek skuadra e Interit.
Siç raporton e përditshmja italiane, futbollisti është një emër që do përshtatej në mënyrën më të mirë tek skuadra e Simone Inzaghit.
Problemi i vetëm mbetet shifra prej 40 milionë eurosh që Inter mund ta sigurojë vetëm nëse shet njërin nga futbollistët e mëdhenj të skuadrës.