Beppe Marotta ka gjetur zgjidhjen ideale për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Pas largimit të Achraf Hakimit, Inter është në kërkim të zëvendësuesit të marokenit dhe disa emra janë të lidhur me një transferim në Meazza.
Denzel Dumfries ishte fillimisht emri i përmendur për krahun e djathtë, por Neroaxurët kanë hequr dorë pas kërkesave të larta nga PSV.
Emri tjetër që ka qarkulluar në media ishte ai i Hector Bellerin, mirëpo Inter nuk ka arritur ende marrëveshje me Arsenalin.
Calcio Mercato, raporton se Marotta ka gjetur zgjidhjen ideale për krahun e djathtë dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e Udineses, Stryger Larsen.
Larsen shkëlqeu me Danimarkën në Europian duke arritur në gjysëmfinale, ndërsa danezi sezonin e kaluar shënoi 2 gola për Udinesen në 35 ndeshje të luajtura.
30-vjeçari mund të luaj edhe në qendër të mbrojtjes, ndërsa vlera e tij në treg është 5 milionë euro.
Bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi, pasiqë Larsenit i skadon kontrata vitin e ardhshëm.