Pas transferimit nga Milani të Hakan Calhanoglu i cili kaloi në rradhët e rivalëve të qytetit me parametra 0, tashmë Beppe Marotta ka gati një emër tjetër që do të bartë fanelën e Neroazzurëve.
Drejtori sportiv i Interit është fokusuar në transferime me parametra 0 për shkak të problemeve financiare të skuadrës.
Bëhet fjalë për Nandez të Cagliarit i cili po pëlqehet shumë nga gjiganti i Serie A.
Për 25 vjeçarin nuk priten negociata të lehta mirëpo vetë futbollisti po kërkon një aventurë të re brenda Apenineve.
Marotta është duke negociuar fillimisht huazimin e tij pastaj të drejtën për të blerë shërbimet e tij përfundimisht.
Cagliari përkundër rezistencës që po bën nuk pritet që të ngulë shumë këmbë për shkak se vetë dëshira e Nandez është largimi nga skuadra jugore në drejtim të një emri të madh siç është Inter