Ndërsa trajneri Spalletti vazhdon të përsërisë rëndësinë e Kolilbaly për skuadrën e Napolit, mbërrijnë sirenat e reja të merkatos për të ardhmen e qendërmbrojtësit senegalez.
Sipas “Calciomercato.com”, ditët e fundit, Fali Ramadani, menaxheri shqiptar i yllit të Napolit, është takuar me drejtues të PSG-së për të eksploruar situatën e klientit të tij.
Klubi francez mbetet shumë i interesuar për mbrojtësin, por ende nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare.
Ndërkohë, në shtëpinë e Napolit po kërkohet një mesfushor i aftë për të zënë vendin e Bakayoko.
Profili në të cilin është fokusuar klubi i De Laurentiis është ai i Denis Zakaria nga Borussia M’gladbach.