Goditje surprizë: Oscar Mingueza transferohet te gjiganti italian

Oscar Mingueza transferohet në Serie A.

Mbrojtësi i Barcelonës, Oscar Mingueza pritet të rikthehet në kampin e Barcelonës pas lëndimit në Lojrat Olimpike.

22-vjeçari ishte një surprizë e vërtetë sezonin e kaluar duke luajtur si titullar te Barcelona në pjesën më të madhe të sezonit.

Mirëpo me ardhjen e Eric Garcias dhe Emerson Royal, Mingueza vështirë se do të fitojë shumë minuta në sezonin e ri.

Barcelona është e hapur për shitjen e tij dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Roma, e cila është në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë, raporton Don Balon.

Mourinho e sheh Minguezan si përforcimin ideal dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Mbetet ta shohim nëse Barcelona do ta shesë Minguezan apo vetëm do ta huazojë atë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here