Kaio Jorge në Serie A por jo tek Milan!

Këto janë ditët e fundit të negociatave për të ardhmen e Kaio Jorge.

Milan deri më tani ishte favorite për blerjen e tij por orëve të fundit situata ka marrë një kahje ndryshe.

Është Juventusi ajo që ka marrë vendin e parë në këtë garë dhe është shumë pranë zyrtarizimit.

Ylli i Santos ka bërë të ditur dëshirën e tij për tu transferuar në Serie A dhe nuk do të konsiderojë ndonjë mundësi tjetër.

Në qoftë se negociatat mes Biankonerëve dhe Santos do të zgjasin atëherë transferimi i tij mund të shtyhet deri në janar të vitit të ardhshëm por një gjë duket e sigurt, Kaio Jorge do të vijë në Apenine.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here