Skuadra e Milan po bëhet gati që të bëj zyrtare edhe një tjetër blerje, kësaj rradhe në repartin e mesfushës.
Bëhet fjalë për yllin e skuadrës ruse të CSKA Moscow, Nikola Vlasic.
Por në këtë garë Milani nuk qëndron e vetme pasi një konkurent serioz për kroatin vjen pikërisht nga Rusia.
Bëhet fjalë për Zenitin e cila ka shprehur gatishmërinë për të ofruar 25 milionë euro për të, shumë kjo që edhe Milan është në gjendje ta ofrojë.
Dëshira e futbollistit është që të transferohet tek Rossonerët gjatë kësaj vere dhe gjëja e vetme që mund ta ndalë këtë transferim është vetë Milani.