Largohet nga Torino, Belotti me skuadër të re!

Urbano Cairo është rikthyer të flasë edhe njëherë për të ardhmen e Andrea Belottit.

Sulmuesi pritet që shumë shpejtë të largohet nga Torino pasi interesimi për të është duke u rritur ditëve të fundit.

Sulmuesi i kombëtares italiane po kërkon një skuadër ku mund të luajë në Champions League dhe të jetë më kompetitive në Serie A.

Roma dhe Milan kanë shfaqur gatishmëri për transferimin e tij dhe Belotti po shqyrton seriozisht këto dy mundësi.

Italiani aktualisht është me pushime dhe gjithçka pritet që të përfundojë kur ai të rikthehet në Torino ku pritet të lajmërojë largimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here