Agjenti Mino Raiola është takuar me drejtorin e Juventusit, Cherubinin për të diskutuar situatën e njërin prej futbollistëve të Juventusit.
Agjenti i njohur është duke diskutuar për shitjen e njërit prej futbollistëve që nuk e ka të ardhmen e sigurt tek Zonja e Vjetër.
Bëhet fjalë për Federico Bernardschin i cili pritet të largohet nga Torino dhe për këtë po punon intenzivisht Raiola.
Më i mundshëm duket shkëmbimi mes tij dhe Alessio Romagnolit, mbrojtësit të Milanit që është një futbollist tjetër i Raiolas.
Romagnoli ka një kontratë që skadon në 2022 dhe pritet që të largohet gjithashtu nga San Siro.