Rosonerët kanë gati goditjen e rradhës për vijën e sulmit.
Milan po studion me vëmendje merkaton dhe Rosonerët kanë siguruar dy përforcime për sezonin e ri.
Rosonerët kanë siguruar shërbimet e Maignan dhe Olivier Giroud, ndërsa sipas raportimeve të fundit janë në ndjekje të një tjetër qendërsulmuesi.
Mediat norvegjeze, raportojnë se Milan synon transferimin e sulmuesit të RB Leipzig, Alexander Sorloth.
Sorloth ka luajtur 37 ndeshje sezonin e fundit me Leipzig ku ka realizuar 6 gola dhe 3 asistime.
25-vjeçari nuk do të jetë titullar në sezonin e ri, pasiqë Leipzig transferoi Andre Silvan dhe Brian Brobbey.
Milan kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe Rosonerët synojnë huazimin e Sorloth me opsion blerjeje.