Alexis Sanchez largohet nga Interi, por jo nga Italia.
Inter është duke konsideruar shitjen e Alexis Sanchez, pasiqë Neroaxurët nuk mund ta përballojnë pagën e kilianit prej 7 milionë eurove në sezon, raporton Gazzetta dello Sport.
Edhe pse bëri një sezon të mirë nën drejtimin e Antonio Contes duke realizuar 7 gola dhe 7 asistime, Inter nuk mund ta përballojë pagën e lartë të kilianit.
Interesim për Sanchez ka shfaqur Roma dhe Giallorosët janë të gatshëm të ofrojnë 5 milionë euro për kartonin e kilianit.
Mourinho është në kërkim të një sulmuesi dhe e sheh Sanchezin si përforcim ideal.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Inter sipas të gjitha gjasave do ta pranojë ofertën e Romës.