Chelsea ‘pushton’ veriun e Italisë, rradhën tani e ka Juventus!

Chelsea ka filluar një ofenzivë të madhe në merkato dhe objektivi i rradhës vjen përsëri nga Serie A por kësaj here prej skuadrës së Juventusit.

Blutë e Londrës tashmë pas transferimit të Romelu Lukakut nga Inter po kërkojnë që të përforcojnë edhe repartin e mbrojtjes ku emri i duhur është shënjestruar nga skuadra e Tuchel.

Bëhet fjalë për yllin e Zonjës së Vjetër, Matthijs De Ligt për të cilin po bëhet gati një ofertë e majme për të bindur Agnellin që të heqë dorë nga holandezi.

Chelsea është gati të ofrojë 60 milionë euro plus shërbimet e sulmuesit gjerman Timo Werner, i cili pritet të largohet këtë verë nga Stamford Bridge.

Kjo ofertë duket tejet tunduese mirëpo deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Biankonerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here