Merih Demiral me sukses ka kaluar në rradhët e skuadrës së Atalantas në formë huazimi me të drejtë blerje gjatë verës së ardhshme.
Në këtë mënyrë i është hapur rruga edhe transferimit të Cristian Romeros në drejtim të skuadrës së Tottenham.
Atalanta gjatë ditës së sotme aktivizoi klauzolën për blerjen e Romeros nga Juventus për një shifër prej 16 milionë eurosh pasi verën e kaluar pagoi 2 milionë për huazimin e tij.
Ndërkohë që tani argjentinasi pritet të kalojë në rradhët e Spurs për një shifër prej 50 milionë eurosh.