U largua nga City, Bernardo Silva tek gjiganti i Serie A!

Bernardo Silva është duke kaluar ditët e fundit si futbollist i Manchester City.

Portugezi i ka bërë të ditur drejtuesve të skuadrës që dëshiron të shitet këtë verë për tu larguar nga Etihad Stadium dhe një gjë e tillë u konfirmua nga trajneri Pep Guardiola.

Interesimi për të nuk mungon pasi ka shumë skuadra të mëdha europiane që kanë qenë në garë për shërbimet e tij.

Sidomos për Juventusin, ku Silva ishte shndërruar në një obsesion gjatë verës së kaluar por që nuk arritën ta transferonin.

Tashmë Zonja e Vjetër ka mundësinë e artë dhe një gjë të tillë po e kërkon edhe vetë futbollisti i cili nuk dëshiron më qëndrimin në Premier League.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here